Floida Kërpaçi thirrje Ministres së Arsimit: Veproni, Shqipëria po boshatiset dita-ditës masivisht nga të rinjtë
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi i bën thirrje Ministres së Arsimit, Evis Kushi që të veprojë, sepse sipas saj Shqipëria po boshatiset dita-ditës masivisht nga të rinjtë. ”Sistemi arsimor ka nevojë urgjente për vëmendje dinjitoze të dedikuar në buxhetin e shtetit! Ndaj rritja e buxhetit të dedikuar ndaj arsimit duhet të jetë prioriteti numër 1”.
Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:
Do ta ftoja ministren që përtej takimeve në sallat e Ministrisë së Arsimit të ndjeki me vëmendje zërin e gjimnazistëve dhe shqetësimet reale që ata kanë!
Sistemi arsimor ka nevojë urgjente për vëmendje dinjitoze të dedikuar në buxhetin e shtetit! Ndaj rritja e buxhetit të dedikuar ndaj arsimit duhet të jetë prioriteti numër 1!
Dëgjojeni zërin e tyre! Dëgjojeni zërin e të rinjve dhe Veproni! Veproni sa më shpejt sepse Shqipëria po boshatiset dita-ditës masivisht nga të rinjtë!