Floreta Faber si Ambasadore të Shqipërisë në SHBA
Floreta Faber është Ambasadorja e re e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një periudhe të gjatë Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin për emërimin e Faber në këtë pozicion.
"Floreta Faber emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident", thuhet në dekretin e Nishanit.
Faber zëvendëson në këtë detyrë ish-Ambasadorin Gilbert Galanxhi.
KOHA JONË SONDAZH

