Fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit, 20 mijë vetëm dje dhe sot
Rreth 20 mijë pasagjerë kanë kaluar gjatë 48 orëve te fundit në Portin e Durrësit, ku fluksi vijon të jetë i përqendruar në hyrje për në vendin tonë. 12155 pasagjerë janë përpunuar vetëm ditën e shtunë, nga 5 tragetet që kanë mbërritur në Portin e Durrësit nga Bari e Ankona.
Ndërsa ditën e sotme, nga 3 tragetet që kanë mbërritur deri në mesditë, kanë mbërritur 4696 pasagjerë, ndërsa priten të mbërrijnë edhe 2 tragete mbrëmjen e sotme nga Bari.
Bashkë me udhëtarët, janë përpunuar dhe 5897 automjete. 26 sportele vijojnë të jenë në dispozicion të udhëtarëve, me qëllim përpunimin e shpejt të tyre. Bie në sy numër i lartë i shtetasve të huaj të përpunuar në këtë pikë kufitare, ku vetëm ditën e djeshme janë përpunuar 7889 shtetas të huaj si në hyrje ashtu dhe në daljen e tyre nga vendi ynë.