Flutura Açka braktis mbledhjen, Kuvendi njeh Bardhin si kryetarin e grupit të PD

Këtë të mërkurë është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, dhe ajo që menjëherë u vu re është pjesëmarrja e Gazment Bardhit. Në këtë mbledhje ai është thirrur si kreu i grupit parlamentar të PD-së, edhe pse Lulzim Basha këtë post e ka deleguar tek deputetja Flutura Açka. Por kjo e fundit ka braktisur mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, pasi nuk është njohur nga Kuvendi si kryetare e grupit të PD-së.

Ajo ishte e ftuar në këtë mbledhje si kryetare e Komisionit të Medias, por nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë pozicion, por kryetarja e grupit parlamentar të PD. Edhe deputeti Ervin Salianji, thotë se kreu i grupit parlamentar i PD-së është Gazment Bardhi, pasi është zgjedhur nga shumica e deputetëve demokratëve.

“Nuk jemi të deputetë as të Berishës as të Bardhit, por të Partisë Demokartike. Jemi në një tryezë për të koordinuar aksionin opozitar. E bëj këtë përcaktim për të treguar që jam me demokratët. Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar, këtu nuk ka lajm. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD”,-tha Salinaji.

SHKARKO APP