Flutura Açka hap fushatën e PD-së: Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë
Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Flutura Açka, hapi tubimin e nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit
“Nuk mbahem dot, nis më merret goja kur flas për gjëra të dashura dhe një nga gjërat e dashura është fakti që jam këtu sot
Mjekë, inxhinierë, profesionistë ikën sepse nuk kishin mundësi. Do t’ia dalim t’i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë.
Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Të fillojmë ta ndreqim që sonte demokracinë. 29 vjet më pas, në të njëjtin front, si në 1990. Ëndrra e pakryer e tim biri për ta parë Shqipërinë në Europë ”, u shpreh Flutura Açka.