Flutura Açka: Kam kërkuar të dal nga grupi, por të nesërmen e pashë veten anëtare të një komisioni

Deputetja Flutura Açka ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve të saj se është emëruar pa dëshirën e saj si anëtare në komisionin e Edukimit. Açka tha se ajo ka bërë kërkesë për të dalë nga grupi i PD-së dhe vendos vet.

“Ju kam nisur një shkresë ku kërkoj të zhbëni një vendim që ka marrë ky komision. Më 25 korrik, kryetarja e parlamentit ka lexuar një shkresë timen ku kërkoj të dal nga grupi parlamentar i PD. Të nesërmen, unë jam emëruar pa u pyetur fare anëtare e komisionit parlamentar për Edukimin. As nuk jam njoftuar dhe të nesërmen e gjen veten në një vendim të parlamentit ku emërohem anëtare e komisionit. Me një shkujdesje, keni harruar integritetin e deputetit. Merrni masa urgjente, unë nuk mund të emërohem, do të vendos unë”, tha Açka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?