Flutura Açka kundër Berishës: E turpëruar nga videoja e tij për Dumanin, del kundër mbi 75% e shqiptarëve
Deputetja Flutura Açka ka komentuar video-montazhin e publikuar nga Sali Berisha, që sulmon kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Açka shkruan se me këtë video, Berisha del kundër mbi 75% e shqiptarëve që besojnë se SPAK-u po i ndihmon sadopak të ndreqin demokracinë e dëmtuar nga fragmente të këqija të politikës shqiptare ”Videoja që më bën me turp. Si demokrate e thjeshtë, si përfaqësuese e demokratëve në Parlamentin shqiptar, kjo video e hedhur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, më turpëron. Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë. Në nuk mund ta ruajmë pyllin e demokracisë duke shembur drurët që e mbajnë”, shkruan Açka.
Shkrimi i plotë
Videoja që më bën me turp Si demokrate e thjeshtë, si përfaqësuese e demokratëve në Parlamentin shqiptar, kjo video e hedhur nga kryetari iPD-së, Sali Berisha, më turpëron. Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë. Në nuk mund ta ruajmë pyllin e demokracisë duke shembur drurët që e mbajnë. Nuk é kam parë kurrë si fajtor z. Berisha, sa kohë nuk ka vendime të formës sē prerë, dhe me bindjen se çdo politikan duhet të jetë transparent me shqiptarët dhe i hapur me drejtësinë, kam besuar tek e vërteta, që në fund e ka fjalën e fundit, dhe të drejtë.
Por me këtë video, z. Berisha del kundër mbi 75% e shqiptarëve që besojnë se SPAK po i ndihmon sadopak të ndreqin demokracisënë e dëmtuar nga fragmente të këqija të politikës shqiptare, e cila ka detyrë të bëjë mirë të gjitha detyrat. Por ajo që më shqetëson më shumē në këtë video, nuk është përçudnimi i Altin Dumanit, as kreditimi i Edi Ramës si fitimtar i përhershëm, por:
– a mundet në një demokraci të shëndetdhme që një pushtet (politika) të marrë guximin të përtallë një pushtet tjetër (drejtësia) kur të dy kanë përgjegjësi tē lartë kombëtare?
– a është kjo pjesë e alibisë që po ndërton retorika foltoriste se Rama është i pathyeshëm dhe se do të mbetet në pushtet ngaqë do ta blejë votën (ngaqë nuk do të mundim, a nuk kemi interes ta mbrojmë ne?
– a është kjo mënyra për të fituar besimin e mbi 75 % të shqiptarëve që besojnë te Altin Dumani (me deklarata se “do t’ia presim kokën” kur të jemi ne zot) për të ardhur në pushtet?
– a mos po ndërton kjo formë qesharake alibinë é nevojshme për Edi Ramën që t’i përgjigjet mërzitisë së PD-së me Altin Dumanin duke shpejtuar ndryshimet goditëse ndaj SPAK-ut me të famshmin Komision Parlamentar Antikorrupsion?
– a është dhënia e krediteve të tilla të pseudofuqisë Edi Ramēs një shlyerje borxhi të kleringjeve politike që qarkullojnë lirshëm e tingëllojnë tashmë normale në politikën shqiptare? Unë distancohem publikisht nga kjo video. Po ti?