Flutura Açka: Nëse bashkëpunoj me mazhorancën, iki nga Parlamenti

Shkrimtarja dhe deputetja e PD Flutura Açka, ka folur për përplasjen verbale të ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Edukimit me deputeten Ina Zhupa, pasi kjo e fundit e akuzoi e është bërë palë me mazhorancën.

“Për mua nuk është ndonjë debat i madh, dramaciteti qesharak që mori momenti ishte i tepruar edhe pse situata të tilla mes opozitës është e trishtueshme. Unë zonjën Zhupa e kam parë si njeri opozitar, të re. Ne nuk jemi aty për t’u vrarë dhe prerë, në mbrëmje kam marrë një mesazh se do të ishte një mbledhje e gjatë dhe kjo ishte arsyeja që kërkoja vetëm shtyrje disa ditore. Unë edhe në parlament i kërkova të heqë dorë nga akuzat e përbaltjes. Unë kam bërë opozitë edhe me shefat e saj dhe do të bëj me këdo dhe kam detyrë të respektoj rregulloren dhe ky është betimi që kam bërë dhe nuk do të lejoj asnjë nuancë apo këdo që do të përpiqet të minojë punën e rregullt të atij komisioni nuk do ta lejoj. Nuk bën opozitë më shumë se unë me zonjën Margariti, Zhupa. Kujtoj kur na ka thënë edhe të pacipa në parlament dhe opozitën e kam bërë unë. Nuk dua të them se është e udhëzuar për të filluar një fushata ndaj deputetëve që mendojnë kundra. Unë iki nga parlamenti nëse unë bashkëpunoj me mazhorancën siç thotë Zhupa”, tha Açka në News24.

SHKARKO APP