Flutura Açka: Nëse Berisha nuk largohet, rrezikojmë zgjedhjet e 2025

Deputetja e PD, Flutura Açka, ka folur për mbledhjen me dyer të mbyllura të PD, ndersa ka shtuar se “nëse Berisha nuk largohet deri në shtator, mund të rrezikojmë zgjedhjet e 2025″.

“Unë nuk kam votuar pro Bashës, por pro hapjes së procesit për hapjen e garës për kryetar. Unë kam transmetuar sugjerimet e bazës në Elbasan. Me hapjen e procesit, nuk do të thotë që po i hapet rruga Bashës. Ne jemi të përçarë, të mpirë dhe drejtimin e kësaj lufte e ka nisur Berisha duke na përçmuar. Ky pozicion i joni i brishtë ka qenë arsyeja se përse kam dashur që të hapet një proces për zgjedhjen e kreut të ri. Ky është moment historik për t’u ndarë nga e shkuara. Unë kam dëshirë të shoh në garë talente të reja politike, intelektualë, njerëz që kanë misione, PD duhet të hapet. Basha të fitojë në mënyrë të ndershme. Nëse ky proces do të manipulohet, do denoncoj dhe do distancohem publikisht”, tha ajo në News24.

SHKARKO APP