Flutura Açka: Rama një dordolec dhe një figurë groteske që duhet të dalë nga politika (VIDEO)
Pjesë e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Elbasanit, është edhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila në një intervistë për ”SYRI TV”, ka shpjeguar arsyet e pranimit të kësaj ftese nga Basha.
Teksa ka komentuar gjuhën e kryeministrit Edi Rama kur sot sulmoi dhe bullizoi kandidatët e PD-LSI, ajo Ramën e quan dordolec, por i bën thirrje PD-së që të mos merret me këtë situatë.
”E ka kthyer veten në një dordolec, nuk bën mirë si kryeministër sepse është edhe kryeministri im, pavarësisht se ne jemi në kampe të ndryshme, por ai është institucioni të cilin e shoh që shan dhe fyer, përshtëron këdo. Nuk i ka hije një kryeministri shqiptar. Ka ardhur momenti që kjo figurë groteske të dali nga skena politike”,-tha ndër të tjera Açka.