”Fluturoi” te diga e Liqenit Artificial, Policia shoqëron 26-vjeçarin në Komisariat

Policia e Shtetit ka gjetur dhe shoqëruar në Komisariat Eldi Allushin, shoferin e makinës X6 i cili ”fluturoi” te diga e Liqenit Artificial, mëngjesin e sotëm.

26-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugën e ”Kosovarëve” dhe më pas është ngjitur me një shpejtësi skëterrë në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe është përplasur me bordurën mbrojtëse në skarpatin e Liqenit Artificial.

”Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E.A, pronar i automjetit BMË X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin”,-njofton policia.

SHKARKO APP