FMN, në ditën e tërmetit deklaratë kundër Qeverisë “Rama”

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur sot misionin për vitin 2019. Deklarata përfundimtare e misionit është një shuplakë e fortë për qeverinë “Rama”.

Dokumenti parashikon rënie të prodhimit të energjisë dhe për pasojë më pak të ardhura në vend. Gjithashtu, dokumenti i FMN parashikon ngadalësim të aktivitetit ekonomik me vendet partnere dhe ul pritshmërinë për rritjen ekonomike.

Një pikë e deklaratës së FMN thekson se kriza politike ka prodhuar rreziqe të larta për ekonominë e vendit.

Deklarata e plotë e FMN

SHQIPËRI: Deklarata përmbyllëse e ekipit të Misionit të Nenit IV për vitin 2019

26 nëntor 2019

Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të personelit të FMN-së në përfundim të një vizite (ose ‘misioni’) nga një ekip zyrtar, në shumicën e rasteve në një vend anëtar. Misionet kryhen si pjesë e konsultimeve të rregullta (zakonisht vjetore), në bazë të Nenit IV të Statutit të FMN-së, në kuadër të një kërkese për të përdorur burimet e FMN-së (hua nga FMN), si pjesë e diskutimeve të programeve të monitoruara nga ekipi ose si pjesë e      monitorimeve      të      tjera      që      ekipi      u      bën      zhvillimeve      ekonomike.

Autoritet kanë dhënë pëlqimin për publikimin e kësaj deklarate. Pikëpamjet e shprehura në këtë deklaratë janë ato të punonjësve të FMN-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Mbështetur në konstatimet paraprake të këtij misioni, ekipi do të përgatisë një raport, i cili, në varësi të miratimit nga instancat drejtuese, do t’i paraqitet Bordit Ekzekutiv të FMN-së për diskutim dhe vendimmarrje.

Megjithëse Shqipëria e ka ruajtur stabilitetin ekonomik, këtë vit rritja ka pësuar rënie kryesisht për shkak të prodhimit më të ulët të energjisë.Duke parë nga e ardhmja, ngadalësimi në vendet kryesore partnere dhe rritja e pasigurisë politike paraqesin rreziqe të rëndësishme me ndikim negativ. Në të njëjtën kohë, duke qenë se të ardhurat për frymë janë sa një e katërta e mesatares së BE-së, duhet një rritje më e fuqishme. Dobësitë në infrastrukturë dhe të institucioneve ekonomike në Shqipëri, pengojnë përmirësimin me bazë të gjerë e të qëndrueshëm të standardeve të jetesës. Një qeverisje më e mirë mund të ndihmojë në thithjen e investimeve, uljen e emigracionit dhe kufizimin e risqeve të krizave.

Autoritetet duhet të përfitojnë nga rasti për të përtërirë programin e tyre të reformave:

  • Së pari,  ato  duhet  të  krijojnë  më  shumë  hapësirë  për  shpenzimet  qeveritare  që mbështesin rritjen. Kjo mund të bëhet duke hequr ndërlikimet dhe shtrembërimet e sistemit tatimor dhe duke përmiësuar administrimin e të ardhurave, duke mbajtur ndërkaq normat tatimore në nivele të moderuara. Për të vendosur një shembull pozitiv për përmbushjen tatimore, praktika e krijimit të detyrimeve të prapambetura në rimbursimin e TVSH-së duhet të ndalë.
  • Së dyti, zbatimi i planeve aktuale për përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike, që përfshijnë partneritetet publike-private, është thelbësor për rritjen e cilësisë së tyre dhe zbutjen e risqeve fiskale në rritje. 
  • Së treti, nevojitet një ulje e vazhdueshme e defiçitit fiskal për ta mbajtur borxhin në trajektore rënëse. Kjo mund të mbrojë vendin nga goditjet e ardhshme.
  • Së fundi, reforma në sektorin financiar duhet të vijojë për të nxitur rritjen e kreditimit, për të përshpejtuar përfshirjen financiare dhe ruajtur stabilitetin financiar.

Në datat 12-26 nëntor 2019, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i drejtuar nga Z. Jan Kees Martijn, vizitoi Tiranën për të zhvilluar konsultimet e përvitshme në kuadër të Nenit IV. Në fund të vizitës, misioni doli me këtë deklaratë: I shprehim simpatinë tonë më të thellë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i sotëm. Qeverisje ekonomike dhe institucione fiskale më të forta për të arritur standarde më të larta jetese

  1. Autoritetet e njohin rëndësinë që ka stabiliteti makroekonomik për rritjen e qëndrueshme, e cila ofron një pikë referimi të rëndësishme për politikëbërjen. Autoritetet kanë treguar angazhim për mbajtjen nën kontroll të inflacionit dhe defiçitit fiskal. Inflacioni vijon të mbetet  nën  objektivin  3  përqind  dhe  ne e mbështesim  qëndrimin  e Bankës  së Shqipërisë për politikën monetare lehtësuese dhe politikën fleksibël të kursit të këmbimit. Defiçiti fiskal pritet të mbetet nën kontroll dhe të arrijë në 1,9 për qind në vitin 2019 dhe 2020 (përfshi huamarrjen me garanci qeveritare nga sektori energjetik dhe i ujësjellësaveprej 0.4 për qind të PBB-së). Kjo do të ulte borxhin publik në më pak sesa 65 për qind të PBB-së në vitin

2020 (përfshirë këtu detyrimet e prapambetura të sektorit publik prej 0.4 për qind të PBB-së,

nga 1.8 për qind në fund të 2018) — thuajse me 10 pikë përqindje më ulët se pesë vjet më parë. Gjatë periudhës afatmesme, defiçiti duhet të ulet më tej, pasi një borxh më i vogël publik do të ofronte një hapësirë më të madhe për përballimin e risqeve fiskale dhe    goditjeve negative përmes politikës fiskale.


  1. Sidoqoftë, struktura e buxhetit dhe cilësia e institucioneve fiskale kanë nevojë për shumë përmirësime për të ndihmuar vendin të lëvizë në një drejtim rritjeje më të lartë.
    Rritja pritet që të rikuperojë nga 3 për qind në vitin 2019 në 3,5 për qind në vitin 2020 dhe në 3,7 për qind në periudhën afatmesme,

tepër e ulët për një konvergjencë të prekshme me standardet e jetesës në BE. Në të njëjtën kohë, tkurrja e bazës së të ardhurave dhe institucionet e dobëta, të cilat kanë kapacitet të kufizuar dhe vështirësi për të rekrutuar personel të kualifikuar, kushtëzojnë ofrimin e të mirave jetike publike, si infrastruktura, arsimi e kujdesi shëndetësor me cilësi të lartë. Ky është një problem i vazhdueshëm, meqenëse buxheti për vitin 2020 nuk  parashikon rritje të shpenzimeve kapitale si përqindje e PBB-së. Përveç kësaj, ne parashikojmë mosrealizim të konsiderueshëm në të ardhura që do të rrisin trysninë mbi këto shpenzime të rëndësishme.

 

  1. Krahasimet ndërkombëtare dhe rajonale sugjerojnë se Shqipëria ka një hapësirë të madhe për gjenerimin e të ardhurave shtesë. Ndër vite, sistemi tatimor është bërë gjithnjë e më i fragmentuar dhe kompleks, me shumë përjashtime e trajtime preferenciale. Kjo e ka ngushtuar bazën tatimore, sidomos për TVSH-në dhe ka krijuar dallime arbitrare në barrën e tatimit  mbi    të    ardhurat,    që    dobësojnë

përmbushjen. Një sistem më i thjeshtë e i barabartë tatimor mund të sjellë të ardhura më të larta duke ruajtur norma të moderuara tatimore. Ulja e informalitetit është një aspekt i rëndësishëm i këtyre përpjekjeve. Fushata e

‘Fiskalizimit’ dhe e luftës kundër informalitetit duhet të mbështetet nga një strategji më gjithëpërfshirëse, që administrata tatimore të rrisë përmbushjen tatimore vullnetare ndërkohë që lehtëson proceset e administrimit tatimor për

bizneset e vogla. Zbatimi i këtyre reformave kërkon vazhdimësi në drejtimin e administratës tatimore. Përgatitja e një Strategjie Afatmesme të Ardhurash (SAA) do t ofrojë një mundësi të mirëpritur për të adresuar këto çështje.

 

  1. Qeveria duhet të japë shembullin për përmbushjen tatimore, duke shlyer të gjitha detyrimet e saj të prapambetura lidhur me rimbursimin e TVSH-së.. Ne e mirëpresim planin e autoriteteve (i përgatitur së bashku me Bankën Botërore) për shmangien e detyrimeve të reja të prapambetura në rimbursimin e TVSH-së dhe për shlyerjen e gjithë stokut deri në mes të vitit 2021. Për të gjetur një zgjidhje të përhershme për problemin e detyrimeve të prapambetura, duhet një shkëputje e rimbursimit të TVSH-së nga mbledhja dhe adresimi i dobësive në kontrollet buxhetore dhe në menaxhimin e mjeteve monetare.
  2. Për të frenuar risqet fiskale në rritje, sidomos, për shkak të shtimit së shpejtë të Partneriteteve Publike-Private (PPP-të) nevojiten institucione më të forta. Për të siguruar vlerë për paranë dhe për të frenuar risqet ndaj buxhetit, duhen trajtuar mangësitë në menaxhimin e projekteve në mbarë entet qeveritare. Ligji i PPP-së i ndryshuar së fundi forcon rolin filtrues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), së cilës, aktualisht, i duhet të ndërtojë kapacitetet e saj për përmbushjen e kësaj detyre. Përveç kësaj, ekzekutimi i planeve të fundit për monitorim rigoroz dhe vlerësimin e risqeve do të jetë thelbësor për të gjitha PPP- të (përfshi edhe ato pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga buxheti). Së fundi, ne përsërisim thirrjen tonë për të pasur një proces të unifikuar për përgatitjen, caktimin e rendit të përparësisë dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve publike.
  1. Ne mbetemi të shqetësuar se Korporata Shqiptare e Investimeve (KShI) do të sjellë si rezultat risqe të reja fiskale. Aktet nën-ligjore dhe praktikat e saj duhet të sigurojnë që KShI-ja do të ketë një fokus tërësisht tregtar dhe nuk do të varet nga injektimet e përsëritura të kapitalit nga qeveria për të mbuluar humbjet. Në përputhje me këshillën e mëparshme, theksojmë po ashtu, rëndësinë e kufizimit të funksioneve të mundshme të KShI-së te qëllimi fillestar i saj për mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes shfrytëzimit të aktiveve të papërdorura publike.

 

  1. Dobësia e  vazhdueshme  financiare  e  sektorit  shtetëror  të  energjisë  elektrike kërkon një zbatim të kujdesshëm reformash të guximshme. Sektori është prekur nga humbje të përsëritura financiare, detyrime të ndërsjella të prapambetura   midis shoqërive, drejtim të dobët dhe reforma të papërfunduara. Mbështetur në planin e rimëkëmbjes financiare, i bashkërenduar me Bankën Botërore, autoritetet parashikojnë një ristrukturim të thellë në vitin

2020—duke krijuar një bursë energjie dhe ndarjen funksionale të shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Realizimi i këtij plani, sidomos nëse, sektori goditet nga një tjetër thatësirë, varet nga një përgatitje e bashkërendim më i fortë sesa është dëshmuar deri tani.

  1. Duke pasur parasysh këto dobësi në politikat dhe institucionet fiskale, ka nevojë për një rregull më të fortë fiskal për të garantuar konsolidimin e mëtejshëm fiskal. Ne rekomandojmë një rregull fiskal afatmesëm që kufizon bilancin vjetor fiskal (primar ose të përgjithshëm) dhe që mbështet objektivin ligjor të uljes së borxhit publik në jo më shumë se

45 për qind të PBB-së.

  1. Ulja e vazhdueshme e afatit mesatar të maturimit të borxhit publik është e mirëpritur, por duhet forcuar menaxhimi i borxhit dhe likuiditetit. MFE-ja duhet të rimendojë eliminimin e instrumentave afatshkurtër të borxhit, pasi ato janë të rëndësishëm për menaxhimin aktiv të likuiditetit dhe për caktimin në mënyrë të saktë të çmimeve të kurbës së plotë të yield-it (e, për rrjedhojë, për zhvillimin e produkteve të reja financiare). Në këtë kontekst, ne rekomandojmë bashkërendim të fortë mes BSH-së dhe MFE-së.

Çlirimi i potencialit të sektorit financiar për të mbështetur rritjen ekonomike, pa cënuar stabilitetin

 

  1. Panoramae re  e  sektorit  financiar  të  Shqipërisë  ofron  mundësi  për  thellim financiar dhe rritje më të fortë kreditimi. Më në fund, rritja e kreditimit po përmirësohet, ndërkohë që ndryshimet në pronësinë e bankave dhe ulja e numrit të bankave sjell më shumë konkurrencë dhe kreditë nën standard janë ulur nga piku prej 24.9 për qind në 10.2 për qind Megjithatë, mbetet e nevojshme kryerja e reformave të mëtejshme për të mbështetur huadhënien nga bankat përmes zgjidhjes së ngërçit në sistemin e përmbarimit, trajtimit të dobësive lidhur me të drejtat e pronësisë dhe zbatimit efektiv të ligjit për falimentin. Për më tepër, reforma shumë më e gjerë në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër informalitetit do të jetë kyçe. Një mjedis më i favorshëm kreditimi do të forconte po ashtu transmetimin e politikës monetare, së bashku me veprime të mëtejshme për uljen e përdorimit të gjerë të euros.
  1. Në të njëjtën kohë, një sistem më konkurrues financiar ka nevojë për vigjilencë të vazhdueshme në rregullim dhe mbikëqyrje. BSH-ja e ka forcuar me të drejtë mbikëqyrjen e bankave sistemike dhe atyre që kanë ndryshuar pronësinë. Përfundimi i harmonizimit të kuadrit rregullator e mbikëqyrës me standardet e BE-së do të jetë një arritje e rëndësishme, ashtu si zbatimi i plotë i kuadrit të Bazelit III, edhe për mbikëqyrjen e konsoliduar.

 

  1. Rregullimi dhe  mbikëqyrja  efektive  e  sektorit  financiar  jobankar  kërkon gjithashtu vëmendje të vazhdueshme. Në këtë kontekst, iu bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të sigurojnë se legjislacionin për nxitjen e operacioneve që lidhen me kriptoaktivet të jetë në përputhje me standartet ndërkombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave/Luftës kundër terrorizmit.

Së fundi, dëshirojmë të falënderojmë të gjitha autoritetet dhe homologët tanë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e tyre.

SHKARKO APP