Fokusi i qeverisë, Rama: Fiksimi ynë është që ”Shqipëria 2030” të ulet në tryezën e BE-së

“Fiksimi ynë është që Shqipëria e 2030 të jetë gati për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane”,-tha Edi Rama në një takim me gazetarët shqiptarë, pas Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-në që u zhvillua në Kotorr, Mali i Zi.

I pyetur lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se integrimi mund të zgjasë me 5 vite dhe Ukraina mund të anëtarësohet më herët, kryeministri Rama tha se “tani që presidenti i Serbisë dhe Serbia të jetë më pesimiste se ne dhe se Shqipëria, kjo është gjëja më normale”.

“Ne nuk jemi Serbia, ne jemi Europa e Ballkanit dhe ne jemi Shqipëria, që me të drejtën e Zotit, edhe me të drejtën e popullit shqiptar kërkon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian, dhe ndërkohë për këtë po punojmë në mënyrë të përditshme”, theksoi  më tej Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?