“Fol dhe shkruaj shkurt”
Nga Ilir Ikonomi
Andrew Roberts është historian anglez, autor i biografisë tashmë të njohur për Winston Churchillin dhe i një tjetër libri po aq të lexuar për Napoleon Bonapartin. Të dy janë në listat e librave më të shitur në Amerikë.
Dje në Panairin Kombëtar të Librit në Uashington ai tha shumë gjëra me vlerë. Tregoi se kur e pyetën Churchillin se cili është sekreti që fjalimet e tij kanë aq shumë sukses, ky u përgjigj:
-Fjalitë të jenë sa më të shkurtra.
-Çdo frazë të përmbajë një mendim të vetëm.
-Fjalët të jenë sa më të kuptueshme për publikun.
Vetë Roberts është shembull i të shkruarit shkurt, thjesht dhe qartë. Një i ditur ka thënë: “Kontrollojeni me kujdes çdo fjalë që hidhni në letër. Do të habiteni se sa prej tyre nuk i shërbejnë asnjë qëllimi.”

KOHA JONË SONDAZH

