Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të vendimit të gjykatës.
Ndaj Kryemadhit është caktuar masa “detyrim paraqitje” të hënën e parë të muajit.
“Do njihem edhe me fashikujt. Janë të domosdoshme për t’u njohur nga ana ime, do të përballemi edhe me ekspertizën që kemi bërë unë dhe mamaja ime. Është një procedurë e gjatë që kërkon durim, konsistencë dhe përfshirjen e të gjitha palëve. Nuk pranova të përgjigjem për asgjë, të gjitha deklaratat e mia do bëhen në gjykatë, do të flas vetëm në gjykatë. Nuk bëhen më në prokurori, por në gjykatë”, tha Kryemadhi pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.