Foltore me personalitetet shqiptare nëpër botë, Berisha: Po rrisim fëmijë për emigracion
Disa ditë para protestës së madhe të 7 korrikut, kryetari i PD-së Sali Berisha ngriti disa shqetësime në bashkëbisedimin online me shqiptarët e Diasporës.
Berisha tha se në rrafshin demografik, kemi një kthesë dramatike pasi për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje. Ish-kryeministri theksoi edhe se jemi shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, dhe se largimi i shqiptarëve vijon dita-ditës.
“Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj”, tha Berisha.