”Foltorja”/ Berisha takim me demokratët në Fier: Basha i marrë peng, Rama i futi thikë pas shpine PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas Tiranës po zhvillon një takim me demokratët në Fier, në kuadër të turit ”Foltorja, për një PD më të fortë”. Pritja për Sali Berishën nga qytetarët është e jashtëzakonshme, siç shihet edhe në videon e mëposhtme. Në këtë takim krah Berishës është deputeti i PD-së, Flamur Noka dhe ish-deputët Gent Strazimiri, Astrit Veliaj si edhe kreu i PD-së së Fierit, Luan Daçi.

Në fjalën e tij, Berisha akuzon Edi Ramën për keqqeverisje të vendit, duke e cilësuar si kryeministrin më të keq e më të lig që ka pasur Shqipëria. Berisha theksoi se Rama e nisi mandatin e tretë me makinë super luksoze 500 mijë euro, ndërsa populli vuan.

”Rama është kryeministri, që nis mandatin e tretë me veturë super luksoze 500 mijë euro, duke çuar në pikiatë, qytetarët e vendit të tij, teksa i shkon udhëtimi në qindra e mijëra euro, ministrat e babzitur porosisin biftekun, sa tre rroga të një punonjësi. Ju këtu përjetuat historinë më të tmerrshme të mafies së plehrave, Rama iu ka vjedhur ju e taksat e shqiptarëve”.

Për Berishën nuk është vetëm një regjim të cilin e konsideron kakistokraci, por Rama i ka futur tashmë thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha. Ai thotë se Rama ka marrë peng kreun e opozitës dhe çdo minutë, orë e ditë u vret të ardhmen shqiptarëve.

Po ashtu ish-kryeministri Berisha thekson se kryeministri Rama shëtit në fundjavë me aeroplane në dispozicion, me një vlerë fluturimi nga 150-300 mijë euro. ”Edi Rama u vret të ardhmen shqiptarëve. Asnjë komb dhe asnjë vend nuk zhvillohet nëse nuk kujdeset kush për interesin kombëtar. Interesi komnëtar është ai që konvertohet në mirësi për çdo qytetarë të këtij vendi. Sot interesi i shqiptarëve i është besuar Beogradit, kriminelit më të madh të luftës, Aleksandër Vuçiçit”.

SHKARKO APP