”Foltorja” e Berishës me demokratët në SHBA, Nesho: Arriti dy qëllime kryesore
Ditën e djeshme (e dielë), lideri historik i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha mbajti për herë të parë një takim online me demokratët, dhe kjo ishte me shqiptarët në SHBA.
Lidhur me këtë takim, diplomati Agim Nesho thotë se Berisha arriti dy qëllime kryesore. Për të mesazhi që u përçua ishte i qartë, Amerika do të mbetet partneri ynë strategjik si dhe kundërvënia për një vendim të padrejtë siç është shpallja non grata në mungesë transparence.
””Foltorja” me Amerikën arriti dy qëllime kryesore. Mesazhi shumë i qartë i ”Foltores” dhe doktor Berishës që asgjë nuk do të ndryshojë nga politika dhe e ardhmja. Amerika do të mbetet partneri ynë strategjik. Ky është mesazh shumë i rëndësishëm si për qyttarët shqiptarë, diplomacinë amerikane ashtu edhe shqiptaro-amerikanët atje.
Së dyti, kjo është një formë e rikrijimit të një diplomacie e kundërvënies të atyre veprimeve që janë bërë të gabuara në Ballkan dhe në Shqipëri. Që nga non grata e Berishës, mungesa e një transparence, mungesa e një barazekuilibri mes forcave politike.
Nëse ishte një iniciativë antikorrupsion në lidhje me Ballkanin nuk ishte njeriu që duhet dhe përfaqësonte këtë gjë, aq më tepër kur kemi një pushtet kleptokrat që ka tejkaluar parametrat”,-tha në ”Syri.net”.