”Foltorja” në Fushë-Krujë, Berisha: Në 2013 hapa krahun për një gjeneratë të re, por janë 8 vite me rekord të zi

Sali Berisha vijon takimet me demokratët përmes ”Foltores”. Ish-kryeministri këtë të martë ndodhet në Fushë-Krujë, ku shtoi dozën e akuzave ndaj kryetarit Lulzim Basha. “Nuk erdhi dot të Fushë-Krujë për të bërë fushatë se mori ultimatum nga klani Rraja, e njëjta gjë ndodhi në Elbasan dhe qytete të tjera, ligjin e mori në dorë krimi”.

Berisha ka kujtuar kohën kur dha dorëheqjen në vitin 2013 menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve. Ai thekson se prej asaj kohe Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë në vend që t’u rritej mirëqenia e tyre, të përmirësoheshin shërbimet, të konsolidohej ekonomia e tregut, ndodhi e kundërta.

”Në 2013 në Shqipëri u ndërrua pushteti me votën e qytetarëve shqiptar, u zgjodh një kryeministër tjetër. Ish-kryeministri Berisha njohu përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve dhe hapi krahun për një gjeneratë të re me besimin e madhe se kjo gjeneratë do mund të çonte në horizonte të reja opozitën dhe Shqipërinë.

8 vite ishte vitet në të cilat si në asnjë vend tjetër të Europës u regjistruan rekordet më të zeza. Në këto 8 vite shqiptarët në vend që t’u rritej mirëqenia e tyre, të përmirësoheshin shërbimet, të konsolidohej ekonomia e tregut, ndodhi e kundërta”.

SHKARKO APP