”Foltorja” në Kamëz, Berisha: Uragani i shpresës po përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin

Këtë të martë ”Foltorja” është ndalur në Kamëz, aty ku lideri historik i PD-së Sali Berisha, pas pritjes madhështore nga demokratët, tha se urgani i shpresës po përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin. Në këtë takim, ish-kryeministrin e shoqëron deputeti Flamur Noka, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj dhe figura të tjera të PD-së.

”Vij sot këtu me kënaqësi të veçantë sepse sërish sa jemi këtu dhe mbarë demokratët e Kamzës, Paskuqanit dhe mbarë Shqipërisë janë këtë vjeshtë në një mision të ri dhe të madh, foltorja është shndërruar në uraganin e shpresave të shqiptarëve.

Kurrë ndonjëherë në 30 vite si këtë kohë nuk ka vërshuar një gëzim optimizëm dhe shprese në rrugët e fshatrave të Shqipërisë nga 91’ deri më sot. Kësaj here uragani i shpresës po përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin, diktaturën dhe do ta përmbys atë, do të ngre edhe një herë Shqipërinë në këmbë.

Foltorja është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit kurse ju demokratët jeni misionarët e saj, të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD. Kauza jonë është kauza themelore e lirisë, është kauza e lirisë e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet është kauza e qytetarëve që e kuptojnë dhe besojnë se pa pluralizëm politik nuk ka liri.

Është kauza e burrave dhe grave që jetojnë me djersën e ballit të tyre që jetojnë të lirë dhe besojnë se Shqipërinë mund ta ngrenë në lartësinë e ëndrrave të tyre si njerëz të lirë. Misioni juaj është rikthimi i PD në vlerat e partisë konservatore, në vlerat e saj”.

SHKARKO APP