”Foltorja” në Kavajë, Berisha: Rama me skuthin e tij më bllokoi rrugën

Pritja e demokratëve të Kavajës për ish-kryeministrin Sali Berisha ishte madhështore dhe entuziaste si kurrë më parë.

Teksa fliste në pallatin e kulturës ”Aleksandër Moisiu”, Berisha tha se fajtori për vonesën e tij ishte kryeministri Edi Rama, pasi i kishte bllokuar rrugën.

“Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të vonuar ardhjen këtu. Unë nga kjo platformë do t’I them hiq dorë nga këto akte të ulëta pasi do ngujohesh në Surrel dhe nuk do shkosh dot në zyrë deri sa të vendosim ne”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP