”Foltorja” në Sarandë/ Berisha: Rama gaboi rëndë, do të çmontojmë narkoshtetin shqiptar

Këtë të premte ”Foltorja” është ndalur në Sarandë, aty ku Sali Berisha po vijon takimin e radhës me demokratët. Në fjalën e tij, Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 11 dhejtor, dhe se do të vendosen normat më demokratike kjo për të ngritur një opozitë fitimtare.

”Edi Rama festoi marrjen peng të pluralizimit. Ai mendoi se i lau duart me PD dhe se tani do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe të Europës.

Ai nxori në treg kufijtë e Kosovës dhe jo më pak të Shqipërisë, Rama u gabua shumë rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe nuk ju llogariti ju, që nuk shiteni dhe nuk bliheni që nuk i nënshtroheni.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Foltorja” është pa asnjë diskutim mrekullia më e madhe e viteve të fundit. Tashmë jeni ju në mbështetje të vlerave të lirisë. Garantoj se ne që çmontuam sistemin komunist ne do të çmontojmë narkoshtetin shqiptar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?