”Foltorja” në Shkodër, Berisha: Veriu u diskriminua nga Rama si kurrë në histori

Shkodra është ndalesa e ”Foltores” së Sali Berishës. Lideri historik i PD po zhvillon takimin e radhës me demokratët, ku që në fillim tha se veriu i Shqipërisë është diskriminuar nga qeveria e Edi Ramës si kurrë më parë në histori.

“Shkodra ndërtoi historinë e demokracisë. Shkodra është epiqendra e antikomunizmit në Europë. Është ky raport për të gjetur NORD-in e humbur. Shkodra u diskriminua si kurrë më parë edhe nga pushtuesit. Nuk kanjë qeveri që t’ju ketë diskriminuar më shumë në investime sesa ajo e qeverisë së Edvin Kristaq Ramës.

Kjo qeveri ka rekordet më të zeza. Sot regjimi 8-vjeçar i Ramës i ka katandisur shqiptarët nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon në qytetarët më të ulëta në rajon, edhe se Kosova.

Shkodra ka njohur arrestimet më të mëdha në vitet 1944-1945, por më 2015 janë arrestuar 38 mijë qytetarë për fatura dritash, që janë çështje administrative e jo penale. Vendi ynë është kthyer në dele të zezë të Europës”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP