Fondet për të përballuar koronavirusin! Po Shqipëria?
Vëndet kryesore të globit të prekuara nga pandemia e koronavirusit kanë deklaruar apo miratuar nga institucionet e tyre shuma të konsiderueshme fondesh:
a) Për të asistuar sistemin shëndetsor për të përballuar situatën e re të krijuar nga pandemia;
b) Për të asistuar qytetarët në nevojë që të kenë mundësi të zbatojnë planin e masave drastike;
c) Për të asistuar kompanitë dhe ndërmarrjet publike e private që të mos rrënohen ekonomikisht dhe të vazhdojë aktiviteti ekonomik…
Në varësi të GDP shtetet e ndryshme drerjtuesit e shteteve kryesore kanë deklaruar shumat përkatëse:

Bëhet pyetja: Cfarë shume do të vihet sot në dispozicion nga qeveria shqiptare? Kur dihet që GDP e saj është rreth 13-14 miliard dollar?
Përfundimisht mund të thuhet: Nëse i referohemi shifrave të vëndeve kryesore atëherë në rastin më të keq (pra nëse Shqipëria në këtë rast do të deklaronte një shumë që do të ishte në përqindje të GDP dy herë me e ulët sesa e SHBA) për asistencë për koronavirusin një shumë prej 2 përqind të GDP, qeveria shqiptare duhet të deklaronte një si asistencë financiare në vlerë prej 260 milion dollarë?!Pra shuma proporcionalisht (madje dy hërë më e vogël) me GDP për asistencë për situatën e krijuar nga koronavirusi (dhe jo vetëm fjalë e masa drastike) do të duhet të ishte :
Shqipëria 260 milion dollarë ose rreth 2 përqind të GDP së saj????
Kjo do të ishte minimalja që do të mund të bënte qeveria shqiptare përndryshe fjalët dhe daljet në televizion do të konsideroheshin tallje me jetën e shqiptarëve sepse në fund të fundit paratë e tyre shqiptarët e varfër e të pamborjutur kërkojnë ti shpenzojnë paratë e tyrë në këto të vështira thjesht për të mbrojtur jetën e prindërve dhe fëmijëve të tyre!
Shqiptarët nuk kanë prioritet tjetër në këto momente! Nëse kjo nuk ndodh shumë shpejt do të formulohet kërkesa që të sekuestrohen të gjithë paratë e fituar në mënyrë të paligjshme e korruptive, e përmes trafiqeve e zhvatjes së pronës e pasurisë publike.
Që të ndodhë kjo duhet detyrimisht që qeveria shqiptare të rialokojë buxhetin publik me prioritet situatën e krijuar nga koronavirusi pra së pari të heqë dorë vecanërisht nga PPP dhe të rishikojë shpenzimet për prioritetet e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

