Fondi Monetar: Rama deshtoi me taksat! Rikthim tek taksa e sheshte!!
Ish-kryeministri Berisha ka nisur ne Facebook kete shenim :
Sot me kerkesen per rikthimin tek taksa e sheshte, pra modeli yne ekonomik, Fondi Monetar Nderkombetar lexon nekrologjine e antimodelit ekonomik te piktorit deshtak.
Ai deklaroi se taksa e sheshte solli bum te ardhurash! Shqiptaret e mbajne mend se si piktori xhahil ne ekonomi beri fushaten duke vljelle vrere, urrejtje, injorance kunder takses se sheshte dhe ngritur ne qiell taksen e Marksit, taksen progresive. Pasi rrenoi dhjetera mijera vende pune, rriti me 3.8 here mjerimin ne vend, rriti me 38% papunesine e shqiptareve, bllokoi per dy vite rrogat e tyre duke bere qe sot cdo rrogetar te marre 12% me pak se dy vjet me pare, pasi largoi qindra e mijera biznese te huaja dhe shqiptare dhe 295 miliarde leke nga vendi, pasi rriti borxhin publik nga 62% ne 74%, anti modeli i tij apo modeli i takses se Marksit deshtoi plotesisht dhe u varros me kerkesen e FMN per rikthimin e takes se sheshte, takse qe u deshmua shpetimtare per ekonomine shqiptare nga recesioni ne dy mandatet e qeverise se PD!! s