Forbes: 30.7% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

Nisur nga eksodi i ri i shqiptarëve drejt Europës dhe probleme me gomonet drejt Londrës, mësohet se 30% e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë në emigracion. Shifra është publikuar nga revista e njohur ”Forbes”, që ka renditur vendet me numrin më të madh të diasporës në raport me popullsinë totale të vendit.

”Forbes” ka analizuar vendet me popullsi mbi 750 mijë banorë. Në këtë listë, Shqipëria renditet e treta, me 30.7 për qind të popullsisë së lindur brenda kufijve, që aktualisht jetojnë jashtë.

Me rreth 1.2 milionë emigrantë, Shqipëria lë pas në këtë renditje vende si Siria, Moldavia, Armenia dhe Xhamajka.

SHKARKO APP