Forca policore nga Shqipëria në Kosovë? Rama: Integriteti i saj mbrohet nga ndërkombëtarët

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me forca policore për shkak të situatës në veri, tha se integritetin e saj e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare

”Për çfarë arsye duhet ta ndihmojë Shqipëria me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova që është një shtet sovran duhet të ketë forca policore në territorin e saj, që është territor integritetin e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër një ushtrie serbe në Kosovë, siç dëshiron presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor kundërshton në mënyrë të ashpër kërkesën e presidentit serb Vuçiç, i cili kërkon të kthejë ushtrinë serbe sërish në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?