Forca të shumta policie te Teatri Kombëtar. Liçaj: Policia po ndalon qytetarët që të vijnë

Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar, sonte. Artistët thonë se pritet që sonte policia të ndërhyjë. Përveç forcave të policies janë edhe mjetet INUV dhe fadroma e kamionë të cilët presin urdhërin nga Surreli për të ndërhyrë.

Aktori Neritan Liçaj deklaron se kanë informacione se sonte do të ndërhyhet. Ai deklaroi se ka prani të madhe policore të cilët nuk lejojnë qytetarët të afrohen te Teatri Kombëtar. E megjithë forcat e mëdha policore, prapë qindra njerëz janë ofruar te Teatri Kombëtar.

Tensione, INUV i afrohet Teatrit Kombëtar

SHKARKO APP