Formula e betimit, Boçi: Si ushtar i bindur i rilindjes, betohem se…

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar deklaratën e Kreut të Grupit të PS-së, Tulant Balla, se maxhoranca do të ndryshojë betimin te Presidenti. Me ironi ai thotë se tani do të bindemi: “Si ushtar i bindur i rilindjes, betohem se…”! Nga ana tjetër, ai thotë se: “Po meqë pushtetin e keni, votat në Parlamentin e Komedisë i keni, Gjykatë Kushtetuese nuk ka, pse mos i ndryshoni përcaktimet kushtetuese për betimin!? Ju kështu keni bërë sa herë që ligji, apo Kushtetuta ju kanë penguar për të realizuar qëllimet e dëshirat e ditës”.

Postimi i plotë

BETIMI I RI

Po meqë pushtetin e keni, votat në Parlamentin e Komedisë i keni, Gjykatë Kushtetuese nuk ka, pse mos i ndryshoni përcaktimet kushtetuese për betimin!? Ju kështu keni bërë sa herë që ligji, apo Kushtetuta ju kanë penguar për të realizuar qëllimet e dëshirat e ditës.

Jeni që jeni madje, unë ju them të ndryshoni dhe formulën e betimit se kjo e vjetra me Kushtetutë e interes kombëtar që ju nuk e përfillni, sikur nuk iu shkon për shtat.

Një rrugë e dy punë.
Bëjeni psh:

“Si ushtar i bindur i rilindjes, betohem se do t’i shërbej me ndershmëri e besnikëri korrupsionit, bandave, krimit, serbit, partisë e Ramës”.
Është fiks për ju.
Dhe bini rehat fare pastaj…
Pas kësaj populli feston i lumtur vitin e ri…

SHKARKO APP