Forumi i Gruas Socialiste rinis procesin e riorganizimit

Forumi i Gruas Socialiste ka rinisur procesin e riorganizimit që vjen si nevojë e përshtatjes së strukturave të këtij forumi me ndarjen e re territoriale.

Në këtë kuadër në Korcë dhe Elbasan u mblodh dje Asambleja e Forumit, ku kryetarja  Olta Xhaçka u ndal te respektimi i kuotave gjinore në zgjedhjet e 2017, për të cilën është depozituar një projektligj në Kuvend.

“Si kryetare e Forumit të Gruas Socialiste kam pasur detyrimin të propozoj me mbështetjen e shumë kolegeve tona ndryshimet ligjore për  garantimin e përfaqësimit të barbartë gjinor në zgjedhjet e ardhshme në 2017 si një e drejtë që u takon grave dhe vajzave”- tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

xhacka-1

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhaçka nënvizoi nevojën e ndërgjegjësimit të shoqërisë për të mbështetur protagonizmin e gruas në tryezat e vendimmarrjes politike.

“Kontributi i grave në jetën politike duhet të shikohet jo vetëm si një e drejtë, por edhe si një nevojë. Organizimi është i domosdoshëm për cdo strukturë politike”- u shpreh Xhaçka.

Forumi i Gruas Socialiste ka rinisur procesin e riorganizimit që vjen si nevojë e përshtatjes së strukturave të këtij forumi me ndarjen e re territoriale. Strukturat e reja do të zgjidhen sipas parimit një anëtar, një vote, dhe procesi pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?