Forumi i Paqes në Paris, të pranishëm edhe kryeministrat Rama dhe Kurti
Në Paris do të mbahet Forumi i Paqes, në një kohë që lufta Izrael-Hamas ka tronditur mbarë botën. Të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama dhe homologu i Kosovës, Albin Kurti.
Me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Rama, Kurti si dhe liderët e tjerë, do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Kreu i qeverisë shqiptare nuk do të marrë pjesë në Kuvend në seancën plenare dhe as në për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.