Forumi i sigurisë – Rama takon Vuçiç në Beograd sot në orën 11:00

Në Serbi ka nisur  Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, i cili do të kulmojë sot me praninë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij shqiptar, Edi Rama.

Dy krerët e qeverive do të marrin pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Forumi do të paraprihet nga një takim mes dy kryeministrave në orën 11 00  në Pallatin presidencial “Serbia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, mësohet se ka udhëtuar drejt Beogradit të mërkurën pasdite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që delegacioni kosovar anuloi pjesëmarrjen për shkak të tensionit mes Prishtinës e Beogradit mbi arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës dhe përplasjen për minierën e trepcës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, madje i kërkoi edhe kryeministrit shqiptarë që të anulonte pjesëmarrjen në forumin e beogradit.

Kreu i qeverisë shqiptare, veç pjesëmarrjes në forumin për sigurinë, mësohet se do të zhvillojë në Beograd një takim me përfaqësuesit e  komunave shqiptare në Serbi, dhe do të prezantojë përkthimin në serbisht të librit “Kurban”.

Forumi mbi Sigurinë në Beograd me moton “Demokracia përballe krizën e trendeve botërore“, dhe synon  të shqyrtojë sfidat me të cilat po përballen Evropa dhe rajoni i ballkanit, si kriza e migrantëve, Brexit, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe strategjia e re evropiane e sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?