Forumi ”Klima e Biznesit”, Rama: Do mbarojë shpejt historia e letrave e vulave, çdo të dhënë do ta bëjë inteligjenca artificiale

Pasditen e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues dhe sipërmarrës në forumin ekonomik “Klima e Biznesit”, ku theksoi edhe një herë tjetër se pagat e punonjësve janë një prioritet kombëtar i përbashkët. Rama u shpreh edhe se është bërë një transformim revolucionar në aspektin e digjitalizmit të marrëdhënieve me sipërmarrjet dhe shtetin dhe se së shpejti do të “zhduken” letrat e vulat dhe çdo të dhënë do e gjejë inteligjenca artificiale.

”Këtë sistem duhet ta shoqërojmë me eliminimin e korrupsionit dhe jemi duke përgatitur një tjetër projekt duke shfrytëzuar inteligjencën Procesi i prokurorimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë kontratat me sipërmarrësit është një proces që na ka mësuar shumë dhe na ka bërë të kuptonim që mund të ndërtojmë një rrugë e të kemi një aleancë me shume institucione dhe nga ana tjetër kemi programin e inteligjencës artificiale për të gjithë procesin e prokurorimit. Do të mbarojë shumë shpejt historia ke vulën s’ke vulën mungojnë letra e deklarata që e dimë shumë mirë çfarë tmerri janë për këtë proces.

Çdo të dhënë për kompanitë do ta bëjë inteligjenca artificiale. Kur prokurorimet të zhvillohen kompanitë do të duet vetëm të çojnë çmimin asnjë gjë tjetër dhe kjo është e mundshme vetëm falë teknologjisë. Do të kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri apo KVO (komision vlerësimi i ofertave), nuk do të ketë më punë me këtë punë sepse bëjnë mijëra prokurorime dhe kemi një numër KVO që është marramendës. Ministritë nuk janë për të bërë prokurorime janë për të bërë politika ky do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, biznesi do të lehtësohet, qeveria do të lehtësohet dhe raportet përkatëse do të vlerësohen e ne do të ngjitemi shumë më lart në luftën kundër korrupsionit.

E fundit është masa që do të marrim për të ndaluar me abuzimin ndaj punonjësit e për të treguar që koha e shfrytëzimit të krahut të punës ka mbaruar. Një punonjës shqiptar nuk mund të shfrytëzohet, jetojmë në një sistem që nuk mund të vëmë paga për sektorin privat por kundër shfrytëzimit të punonjësve. Nuk do të ketë më mundësi të merren kontrata apo leje ndërtimi nëse nuk do të provojnë që punonjësit do të paguhen në mënyrë dinjitoze. Në kompanitë e ndërtimit nuk ka punonjës që paguhen me pagë minimale. Jam i bindur që këtu do të ndahet shapi nga sheqeri edhe për mirë sepse ka biznese që i kanë pagat më të larta”,-tha Rama.

SHKARKO APP