FOTO/ 1069 apartamente në Kombinat, Rama: Shumë shpejt do të hidhet shorti për t’i dorëzuar çelësat

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat do t’i marrin shumë shpejt 1069 apartamentet e tyre të reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për pallatet e reja, ku njoftoi se pas gushtit do të hidhet shorti për shpërndarjen e banesave.

1069 apartamente të reja janë gati në zonën e Kombinatit në Tiranë, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se shumë shpejt do hidhet shorti për të dorëzuar çelësat në dorë të secilit kryefamiljar.

”Në Kombinat janë gati 1069 apartamente për 1069 familje që do gëzojnë shtëpitë e tyre të reja, me ashensor, parkingje dhe hapësira çlodhëse. Shumë shpejt do të hidhet shorti për t’i dorëzuar çelësat në dorë secilit kryefamiljar”, shkruan Rama në Facebook.

SHKARKO APP