FOTO/ Agroturizmi buzë rrugës, Rama: Kolonjari i rikthyer nga emigrimi për të hapur rrugë të re në jetë
Ngritja e agroturizmave po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke stimuluar edhe krijimin e vendeve të punës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të ”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga një i ri kolonjar, i rikthyer nga emigrimi.
”’KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga Erioni, një i ri kolonjar i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur një rrugë të re në jetën e tij, aty ku tanimë po rritet pa pushim numri i vizitorëve e turistëve dhe falë investimeve në infrastrukturë, janë bërë të arritshme lehtësisht peizazhe përrallore”, u shpreh Rama.
Politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit janë të fokusuara në përmirësimin e kushteve për fermerët dhe në shfrytëzimin e potencialit të bujqësisë dhe natyrës shqiptare për tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale. Qeveria ka miratuar një sërë masash që synojnë mbështetje financiare, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik agroturistik.
KOHA JONË SONDAZH

