FOTO/ Ambasada Amerikane përgëzon SPAK-un: Përparim mbresëlënës, drejtësia kërkon guxim
I dërguari i SHBA-së në Shqipëri, David Wisner dhe kolegët mbështetës së Ambasadës Amerikane kanë zhvilluar këtë të enjte një takim me kryeprokurorin Altin Dumanin dhe kanë vlerësuar punën e këtij të fundit në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar punën e SPAK-ut në Reformën e Drejtësisë.
Postimi i plotë
SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.
Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.
Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.