FOTO/ Berisha: Hidhet gaz toksik në protestë. Akte ban*iteske Rama-Balla kundër opozitës

Edhe këtë të hënë u mbajt një protestë para Bashkisë së Tiranës dhe pas mbarimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se Policia e Shtetit ka hedhur gaz toksik kundër deputetëve dhe protestuesve.

Berisha ka publikuar disa foto të Klevis Balliut, duke thënë se është sulmuar nga uniformat blu me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit Taulant Balla në shenjë hakmarrjeje. Referuar ish-kryeministrit, nga ky akt kriminal siç ai e quan, e kanë pësuar edhe Flamur Noka dhe Bledian Nallbati.

“Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut. Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale, banditeske Rama- Balla kundër opozitës”, shkruan Berisha.

Po ashtu reagim ka pasur edhe nga Belind Këlliçi, duke thënë se fajtor për këtë është edhe Erion Veliaj. “Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës”, shkruan Këlliçi.

SHKARKO APP