FOTO-VIDEO/Çfarë ndodhi sot në Kuvend

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me akuza dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës.

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi në Parlament Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për mosarrestimin e vëllait të tij në Itali. Basha tha se Fatmir Xhafaj, në cilësinë e  kreut të komisionit të reformës në drejtësi ka miratuar ndryshimin e ligjit për ekstradimet. Sipas Bashës, ky ndryshim ka favorizuar vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Pas fjalimit 10 minutash të Bashës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën. Por ky vendimin i Gramoz Ruçit nuk është pritur mirë nga opozita. Basha u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të shkojnë drejt foltores dhe të bllokojnë punimet e seancës. Pas situatës së tensionit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë punimet e Kuvendit.

VIDEO/FJALIMI I SALI BERISHES

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1003908036436770/

Ndërkohë deputetët e opozitës kanë vijuar të qëndrojë në sallë dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Me mbylljen e seancës edhe mediat janë nxjerrë jashtë sallës së seancave. Deputetët e PD transmetuan me anë të videove live në Facebook fjalimet e deputetëve të opozitës brenda sallës së Kuvendit. Sali Berisha mbajti një fjalim të gjatë ma akuza ndaj Edi Ramës dhe ministrit Xhafaj. Berisha tha se një pjesë të dokumenteve kundër vëllait të ish-ministrit janë nxjerrë nga mediat e Partisë Socialiste.

VIDEO/FJALIMI I KREUT TE PD, LULZIM BASHA

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1877455048972334/

Në orën 12:15 Parlamenti rini punimet, por deputetët e opozitës nuk pranuan të ishin pjesë e seancës. Fjalën e mori kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi një histeri të panevojshme fjalimet e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.  Kryeministri Edi Rama deklaroi se në akuzat e PD nuk ka asnjë gjë të re kundër ministrit. Ai shtoi se edhe në deklaratën e tij dje, Ministri Xhafaj përsëriti të njëjtat gjëra, sepse kjo histori është e përsëritur.

Rama tha se para se të kujtohej opozita të sulmonte Ministrin Xhafaj, nëse ky do të kishte problemet që pretendon PD do të kishte folur shumë herë më parë SHBA dhe BE.

Kryeministri deklaroi se ndërkombëtarët nuk kanë folur kurrë për këtë çështje edhe se pse i kanë dëgjuar akuzat që në vitin 2002, sepse e dinë që nuk ka asnjë fakt që implikon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kryeministri Edi Rama shtoi Italia nuk ka dërguar asnjë kërkesë për vëllanë e ministrit Xhafa. Kryeministri shtoi se qeveria dhe as Fatmir Xhafaj nuk kanë asnjë përgjegjësi në këtë mes. Ai akuzoi se qëllimi i sulmeve të PD është bllokimi i negociatave.

Nuk ka asnjë kërkesë formale apo informate nga autoritet e vendit ku ka ndodhur ngjarja. Për gjashtë vjet nuk ka asnjë kërkesë. Nëse nuk ka asnjë kërkesë për qeverinë apo ministrinë e Brendshëm dhe nëse bëhet fjalë vëllanë e ministrit, në një sistem ku secili përgjigjet individualisht para ligjit, përse del sot kjo? Sepse duan të godasin Shqipërinë dhe negociata me çdo gjë që të munden”,- tha Edi Rama.

VIDEO/FJALIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155796964726523/

“Rasti më i fund kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë, fakti është i njohur botërisht, por jo vetëm për shqiptarët që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është dashur, por i njohur edhe nga ndërkombëtarët. Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”,- deklaroi kryeministri Edi Rama.

 

SHKARKO APP