FOTO/ Çikat e bjeshkëve, Rama: Vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të stolisura me xhubletën e hijshme, si dhe këngët me lahutë e çifteli

Sot në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit, ku u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe. Teksa poston foto, kryeministri Edi Rama nënvizon se me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të Kelmendit vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe të stolisura me xhubletën e hijshme, si dhe këngët me lahutë e çifteli.

Postimi i plotë

Çikat e bjeshkëve. Sot në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit, ku u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të Kelmendit vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe të stolisura me xhubletën e hijshme, si dhe këngët me lahutë e çifteli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kalendarin turistik në aplikacionin #TEA që prin udhëtimet tuaja nëpër të gjitha destinacionet turistike përjetoni festat më të bukura shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?