FOTO/ Citoi fjalët e Profetit, ish-deputeti tallet keq me Ballën: Jepe një shenjë o Zot!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është bashkuar sot urimit të politikanëve për besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla kujton fjalët e Profetit Muhamed, i cili thotë: “Përpiquni gjithmonë të shkëlqeni në virtyte dhe në të vërtetën”.
Por citimi i fjalëve të Profetit nga Taulant Balla është bërë shkak që ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri të tallet keq me kreun e deputetëve socialistë.
“Jepe një shenjë o Zot, nqs je kund atje lart??!!”, shkruan Strazimiri në reagimin e tij.