FOTO/ Diaspora protestë para Kuvendit, thirrje politikës: Dua të votoj në 2025

Një protestë modeste, por me thirrje të forta u mbajt nga diaspora shqiptare para Kuvendit, ku u kërkua që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. “Dua të votoj në 2025” është motoja e kësaj proteste të thirru nga diaspora, ndërsa shumë emigrantë mbajnë në duar pankarta me mesazhe për politikën.

Ndryshe nga të majtët, të djathtët kërkojnë që e drejta e votës ti garantohet jo vetëm emigrantëve rezidente, por edhe atyre që nuk kanë një adresë te deklaruar në shtetit ku ata janë zhvendosur. “Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që për arsye banimi, pune, studimi, shërbimi ushtarak, apo kurimi, ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve”, thuhet në propozimin e PD-së.

Opozita kërkon votim me poste për diasporën, por ndryshe nga socialistët ajo kërkon garanci duke i ngarkuar KQZ detyrën që të përzgjedhë me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë dhe reputacion ndërkombëtar.

Pika e vetme ku demokratët takohen me socialistët është se asnjë nga draftet nuk parashikon mandate të dedikuara për diasporën, por propozohet që vota e tyre të përllogaritet në zonën ku ata kanë pasur vendbanimin e tyre të fundit në Shqipëri.

SHKARKO APP