FOTO/ Drejt përfundimit ”Veliera”, Rama: Kryevepër arkitektonike dhe një hapësirë e re publike qytetin
”Veliera” një nga veprat më komplekse po shkon drejt përfundimit. Gjatë inspektimeve që kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme në Durrës, u ndal edhe tek kjo hapësirë e re publike në dispozicion të qytetit të Durrësi.
“Ka dashur kohën e vet dhe imagjino sa kohë u humb nga ata që u vunë kundër, me historira Prokurorie, jo do preket, jo nuk do preket Durrësi i lashtë, budallëqe e gjithë ajo kohë e humbur. Si nuk bëmë një punë të re inovative që nuk na u vunë mbrapa, si ka mundësi?
Që në kohën e bashkisë deri më sot, si nuk u bë një punë që të bëhet dhe jo të thonë “bravo”, por të të lënë ta bësh pa të penguar, pa të nxjerrë njerëz, pa të nxjerrë probleme, pa të ngritur akuza. Megjithatë, këtu mbaron. Më 1 qershor duhet të bëjmë këtu festën e fëmijëve. Për sezonin kjo mund të bëhet kryevepër”,-tha Rama.
Veliera do të jetë jo vetëm një atraksion më shumë turistik, në prag të këtij sezoni, por dhe një hapësirë publike për evente apo koncerte.