Foto e javës, ja ku e pret Putini ministrin e tij të mbrojtjes. E lë në fund të sallës!
Presidenti rus Vladimir Putin po dritheron Europën, por edhe botën gjatë këtyre ditëve. Të gjithë presin me ankth se mos jep urdhërin për pushtimin e Ukrainës.
Ndërkohë që ka vizita në Moskë për ndërmjetsim apo telefonata nga Presidenti i SHBA, Biden, Presidenti rus ka pritur ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu. Siç shikohet nga kjo foto e dalë nga kancelaria ruse duket se sa larg qëndron ministri i mbrojtjes në një sallë të madhe presidenciale, ku janë vetëm Presidenti Putin dhe ministri i tij i mbrojtjes!
Edhe kur presidenti francez Macron shkoi para disa ditëve në Moskë për të negociuar për mos pushtim të Ukrainës, shërbimet sekrete ruse i kërkuan Macron që të bëjë testin e Covid para se të hynte në takim me Presidentin Putin. Por nuk pranoi, duke e quajtur si fyerje. Dhe Putin e la 8 metra larg në takim!
Vetëm presidenti amerikan Biden i afrohehet presidentit rus, Putin. Kurse atë kinez mund ta pranojë paksa afër.

Në foto: Presidenti rus Vladimir Putin, djathtas, takohet me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, majtas, (Moskë, 14 shkurt 2022)
KOHA JONË SONDAZH

