FOTO/ Edi Rama: Shkolla “Olsi Lasko” në Durrës, ambiente të reja për 775 nxënës

Shkolla e mesme e përgjithshme “Olsi Lasko” në Durrës ofron mjedise të reja me kushte dinjitoze e bashkëkohore për mësimdhënien pas rindërtimit në kuadër të programit “EU4Schools”(BE për Shkollat), një financim i Bashkimit Europian, i cili zbatohet nga UNDP Albania.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle që këtë vit të ri mësimor hapi dyert për 775 nxënës dhe 35 mësues, të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë e të edukohen në një ambient që s’ka asnjë ndryshim me shkollat e Europës.

Objekti i rindërtuar është një godinë 4 katëshe, përfshi edhe një palestër të mbyllur, sistem qendror ngrohje-ftohje, por edhe sistem ndriçimi me efiçencë energjetike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkisë Durrës janë 37 objekte arsimore në programin e rindërtimit, 20 prej të cilave kanë përfunduar dhe 17 të tjera janë në proces ku një pjesë e tyre parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti. Deri tani në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 44 objekte arsimore, ndërsa 16 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?