FOTO/ Forumi i Rojes Bregdetare, zv/kryeministrja Balluku: Tirana është shembulli i ndryshimit

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në Forumin e Funksioneve të Rojes Bregdetare Mesdhetare që për herë të parë mbahet në Tiranë, tha se Shqipëria është e hapur për të forcuar bashkëpunimin me cilin do shtet.

”Fakti që konferenca e Rojeve Bregdetare të Mesdheut zhvillohet për herë të parë në Shqipëri është padyshim një shprehje e vëmendjes së veçantë nga Komisioni Evropian në drejtim të hapësirës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria synon të rrisë kontributin e saj në sigurinë kolektive”. Sipas Ballukut, investimet në Portin e Durrësit dhe në atë të Vlorës janë tregues të sfidave që duhet të adresojnë rojet bregdetare.

”Rruga që ka zgjedhur Shqipëria është ajo e një reforme përmes integrimit të funksioneve ligjzbatuese në det, duke synuar që Roja Bregdetare të marrë një rol qëndror”. Në mbyllje të fjalës së saj zv/Kryeministrja i ftoi të gjithë që të vizitojnë Tiranën.

”Tirana është një shembull i Shqipërisë dhe është një shembull i ndryshimit radikal që vendi ynë ka pësuar në dekadat e fundit për t’ju përafruar Europës, duke reflektuar kështu një vend të sigurt për vizitorët, për turistët, për investitorët dhe për të gjithë miqtë e Shqipërisë”.

SHKARKO APP