FOTO/ Gazment Bardhi thirrje për protestën nga Vau i Dejës: Vendosmëri për të fituar
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, shoqëruar nga të gjithë deputetët e qarkut Shkodër dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë në Vaun e Dejës. Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 Shkurtit, kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.
Postimi i plotë
Në mbledhjen e Kryesisë së Degës Vau i Dejës gjetëm gatishmërinë për të qenë të gjithë sëbashku në protestën e 20 Shkurtit.
Sulmi i vazhdueshëm ndaj strukturave tona atje, nga segmente të pushtetit dhe krimit të organizuar, jo vetëm nuk i ka gjunjëzuar demokratët por i ka dhënë më shumë energji dhe vendosmëri për tu përballur dhe për të fituar.
Ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë, protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.