FOTO/ Iku nga grupi parlamentar i PD, Alibeaj kërkesë Nikollës: Nga sot jam deputet i pavarur
Enkelejd Alibeaj e ka zyrtarizuar vendimin që iku nga grupi parlamentar i PD-së. Alibeaj në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës shprehet se nga sot është deputet i pavarur. Deputeti Alibeaj nuk pranoi të bëhej pjesë e grupit parlamentar të PD pasi Apeli i dha vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD se drejtuar nga Berisha dhe politika e tij e vjetër. Alibeaj ka shtuar gjithashtu se për të qenë demokrat sot, duhet të jesh “berishist”, dhe sipas tij kjo është një gjë që nuk e bën dot.
”Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha”,-shkruante Alibeaj në atë postim.