FOTO/ Ilir Meta në pranga, ”kryefjalë” në mediat ndërkombëtare. Ja si pasqyrohet

Ish-presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër nga SPAK. Për këtë, kanë reaguar dhe mediat e huaja, ku i kanë dhënë peshë këtij zhvillimi të madh politik në Shqipëri.

Washington Post: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është i dyshuar arrestuar për pastrim parash, thotë partia e tij”.

ABC News: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar pasi dyshohet për pastrim parash, thotë partia e tij”.

Yahoo! News: “Ish-presidenti i Shqipërisë përballet me akuzat për pastrim parash”.

BalkanInsight: “Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion”.

Sky Italia: “Arrestohet në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta”.

Lettera 43: “Arrestohet në Tiranë, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta”.

La Presse: “Shqipëri, arrestohet ish-presidenti Ilir Meta”.

SHKARKO APP