FOTO/ Java e Kulturës së Malit të Zi, kryeministri Edi Rama: Bëhuni pjesë e atmosferës festive

Nisi java e kulturës së Malit të Zi. Një javë e mbushur me aktivitete kulturore, filma me autor malazez, koncerte e festa, të cilat kanë si qëllim që qytetarët shqiptarë të prekin nga afër vlerat kulturore, artistike e jo vetëm të vendit fqinjë, Malit të zi.

Kryeministri Edi Rama duke postuar foto në rrjete sociale nga parada tradicionale “Mažoretknija”, fton qytetarët të njihen me kalendarin e aktiviteteve të javës kulturore të Malit të Zi, me qëllim që të shijojnë atmosferën festive.

“Shqipëria mikpret Malin e Zi. Ka nisur sot me paradën “Mažoretknija”, Java Kulturore e Malit të Zi, duke përcjellë atmosferën e festës. Shfletoni programin e kësaj jave për të ndjekur eventet në vijim”, shkruan kryeministri Edi Rama. Java e kulturës së Malit të Zi, nisi sot dhe përfundon më 14 korrik 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?