FOTO/ ”Java e Vullnetarëve në Vjosë”, kryeministri Rama: Mbrojtje të natyrës dhe eksositemeve të rralla
“Java e vullnetarëve në Vjosë” ka mbledhur bashkë vullnetarë nga Shqipëria, por edhe nga disa vende të botës, për të pastruar e gjelbëruar territorin ku kalon lumi.
Kryeministri Edi Rama ndau në Facebook, foto të momente nga puna për pastrimin e Vjosës, në të parin lumë të shpallur Park Kombëtar në kontinent dhe në të fundin prej lumenjve të egër në Evropë.
“Këto janë disa momente nga Java e Vullnetarëve në Vjosë të cilët u mblodhën bashkë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga vende të tjera të botës, për të pastruar dhe gjelbëruar lumin”, shkruan Rama.
Kryeministri vuri në dukje se kjo është një iniciativë për t’u përgëzuar, në mbrojtje të natyrës dhe eksositemeve kaq të rralla siç edhe Vjosa, jehona e së cilës për t’u shpallur Park Kombëtar i kaloi kufijtë e Shqipërisë, duke marrë vëmendjen e gjithë botës
“Java e Vullnetarizmit për Vjosën” nisi në Urën e Badëlonjës në Përmet ku grupet e vullnetarëve, pasi bënë pastrime të brigjeve përreth urës vazhduan pastrime edhe në territore të tjera të brigjeve duke përdorur edhe kanoet.